Fier/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e shkollave

Fier/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e shkollave.‍♂️

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, (faza e dytë), me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e fëmijëve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

‍♀️‍ Ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla pranë DVP Fier, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë, dhe stafet pedagogjike zhvilluan takime informuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të
mesme të qarkut Fier.

Konkretisht takimet u zhvilluan në:
Shkolla 9-vjeçare “Karbunarë e Vogël”, Lushnjë
Shkolla 9-vjeçare Zgjanë
Gjimnazi “Vath Korreshi”, Lushnjë
Shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova”, Lushnjë.

Shkolla jopublike “Alen” në Fier.

Tema që u diskutua ishte alkooli. Dëmi që i sjell shëndetit, si dhe shoqërisë. Problemet sociale që lindin nga abuzimi me alkoolin dhe se si të parandalohet përdorimi i tij nga të rinjtë.

Gjatë diskutimit me nxënësit u përdorën edhe ilustrime si shembuj për temën konkrete.

Nxënësit u përfshinë në diskutime të hapura, ku patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre, të shtrojnë pyetje dhe të marrin këshilla praktike për situata me të cilat mund të përballen në jetën e përditshme.

#PoliciShkollë️
#Përsigurinëtuaj ✅
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë