Fier – Vihet në pranga një 38-vjeçar që ishte në kërkim

Fier

Në muajin gusht, u përfshi në një konflikt me sende të forta ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në Divjakë, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën në flagrancë në një lokal në Lushnjë dhe vunë në pranga shtetasin F. T., 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Fierit i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se më datë 13.08.2024, në një lokal në Divjakë, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (1 i arrestuar pas ngjarjes, 2 ende në kërkim), janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta, 3 shtetas, për motive të dobëta.

Po punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.