Fier – Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin D. Q., 32 vjeç, banues në fshatin Allkaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Stacioni i Policisë Roskovec shpalli në kërkim shtetasin B. D., 27 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektrike, në banesën e shtetasit G. S..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.