Fier – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori për Hetimin e Narkotikëve ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila i ka caktuar shtetasit E. H., 27 vjeç, banues në Fier, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia Rrugore e DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.