Fier – Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 37 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij të krahut, iu gjet një armë e ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po nga këto struktura u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim A. K., 30 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.