Fier/Shiste kokainë në doza, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari

Fier

Shiste kokainë në doza, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohen 13 doza kokaine të cilat ky shtetas i hodhi në tokë, në momentin që u konstatua nga punonjësit e Policisë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore për një shtetas që shiste lëndë narkotike, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Si rezultat, u identifikua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. T., 30 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, kur është konstatuar nga punonjësit e Policisë, në lagjen “Konferenca e Pezës”, ka hedhur dozat e lëndës narkotike kokainë, në tokë, dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga pas ndjekjes nga punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112 ✅