Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. P., 27 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
—
Në spitalin e Lushnjës, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetsore, shtetasi N. K., 61 vjeç, banues në fshatin Gradisht, Divjakë, i cili dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Pavarsisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.