♀️ Policia pranë komunitetit shkollor për të përcjellë mesazhin e kujdesit, forcës dhe ndërgjegjësimit në Tetorin Rozë
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, në gjimnazin “Dituria” në Krutje u zhvillua një aktivitet sensibilizues me nxënësit dhe mësuesit e shkollës.
Në këtë veprimtari morën pjesë ndihmësspecialistet për edukimin në shkolla pranë DVP Fier, oficeri i sigurisë, stafi pedagogjik si dhe nxënësit e shkollës dhe prindërit.
Qëllimi i këtij takimi ishte ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e kujdesit për shëndetin dhe kontrollit të hershëm, duke përcjellë një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për çdo grua dhe vajzë.
#DVPFier
#TetoriRozë
#EdukimiNëShkolla
#Ndërgjegjësim
