Sekuestrohet 1 armë zjarri automatike me 1 krehër dhe 10 fishekë.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Gjithashtu në prangat e policisë bie edhe një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Në vijim të punës për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetasdispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. B., 24 vjeç, banues në Levan, Fier.
Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 1 krehër dhe 10 fishekë.
Në përfundim të veprimeve të kryera është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., për veprën penale “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, për të cilën parashikohet dënimi nga 5 deri në 7 vjet.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara, u kap dhe u ndalua një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
E. B., 19 vjeç, banues në Boçovë, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 25.01.2020 i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet procedurale, për veprime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.