Fier/Pamjet e operacionit policor të koduar “Vlera”, në kuadër të të cilit, pas një pune intensive hetimore me metoda proaktive, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 2 shtetasve që ushtronin veprimtari kriminale në fushën e trafikimit, kryesisht të veprave të artit dhe të kulturës.
Gjatë operacionit, në banesat e këtyre 2 shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga shteti grek, ndër të cilat ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit, të gjitha këto me vlerë rreth 1.5 milionë euro, si dhe automjeti furgon me të cilin autorët transportonin veprat nga shtetit grek, në Shqipëri, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një peshore elektronike.