Fier
Pamjet e operacionit policor të koduar “Procedimi”, gjatë të cilit u godit një grup kriminal për trafikim armësh, kultivim dhe shitje të kanabisit.
Gjatë operacionit u vunë në pranga 4 shtetas, organizatorë dhe anëtarë të grupit.
U sekuestruan 6 armë zjarri e gjahu, 4000 fidanë kanabisi, 5000 fara kanabisi, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, radio dhe uniforma si të Policisë. Operacioni vijon me veprime të thelluara hetimore për goditjen e pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal.