Fier – Operacioni “Tempulli”, 2 shtetas të tjerë në pranga, sekuestrohen 430 doza cannabisi

Fier/Kontrolle dhe hetime të pandërprera, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, në pranga 2 shtetas të tjerë që bashkëpunonin për të ndarë në doza, lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen 430 doza cannabisi, një peshore elektronike dhe 2 celularë.

Si rezultat i aksioneve të vazhdueshme të Policisë, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor kombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. R., 59 vjeç, banues në Roskovec dhe E. K., 35 vjeç, banues në Patos.

Nga kontrollet fizike, këtyre shtetasve iu gjetën në total, 430 doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat ishin përgatitur me qëllim shitjen në bashkëpunim, në qytetin e Roskovecit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️