Fier – Mbante armë të ftohta në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 22 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doreza metalike (përforcues grushti).

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. P., 46 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin S. J. dhe disa shtetas të tjerë, të cilët i ka marrë në punë në Gjermani, me pretendimin se do t’i pajiste me dokumente të rregullta pune, por nuk u ka bërë pagesën për punën që ata kanë kryer.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.