Fier – Kontrolle nga Policia Rrugore

Kontrolle nga Policia Rrugore e Fierit, në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Edhe gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2102 drejtues mjetesh.

Gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas që drejtonin automjetet, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

707 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 185 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

182 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 365 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 92 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 6 të tjera për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë vendosur 41 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 581 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.