Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Indrit Koliçi, 35 vjeç, banues në Gjokalli, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 01.03 2022, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 3 muaj burgim.
Ky shtetas, është arrestuar në flagrancë nga Policia më datë 13.09.2021, pasi kishte mbjellë në oborrin e banesës së tij, bimë narkotike cannabis sativa.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin M. K., 61 vjeç, banues në Suk 1, pasi është kapur duke vjedhur në serat e shtetasit E. H.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.