Fier/Kapet dhe ndalohet një shtetas i kërkuar për goditje për shkak të detyrës

Fier

Kapet dhe ndalohet një shtetas i kërkuar për goditje për shkak të detyrës.

I ndaluari, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit kapën njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin M. P., 32 vjeç, banues në Patos.

Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112 ✅