Fier/Identifikohen dhe procedohen penalisht 3 autorët e dyshuar të zjarrëvënieve në 3 fshatra

Qarku Fier

Identifikohen dhe procedohen penalisht 3 autorët e dyshuar të zjarrëvënieve në fshatrat Drenovë, Suk 2 dhe Frakull e Madhe.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera procedurale, të kryera menjëherë pas njoftimeve për vatra zjarri në këto fshatra, shërbimet e komisariateve të Policisë Mallakastër dhe Fier referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
E. V., 70 vjeç, banues në fshatin Drenovë;
Xh. R., 59 vjeç, banues në fshatin Suk 2;
R. Ç., 48 vjeçe, banuese në fshatin Frakull e Madhe.

Nga hetimet dyshohet se si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarreve që këta 3 shtetas kanë ndezur në tokat e tyre, për djegien e mbeturinave, janë djegur sipërfaqe pyjore, si dhe sipërfaqe të mbjella me vreshta dhe pemë frutorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre me qëllim apo nga pakujdesia, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.