Fier – Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari

Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

B. B., 53 vjeç, banues në fshatin Kallmë, Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës së djeshme, pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative se në fshatin Kallmë kishte një konkflikt, në vendngjarje ka shkuar patrulla e Policisë, e cila është kundërshtuar me dhunë nga shtetasi B. B. Gjatë momentit të shoqërimit, 53-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 5 vite burg.