Fier – Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve

Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë poseduesi.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e mara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin Operacional në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në fshatin Libofshë, Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa në stanin në pronësi të shtetasit E. K.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 38 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
—————————————————
Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, u procedua penalisht shtetasi I. L., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në datë 30.10.2021, në lagjen “Loni Dhamo” duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka goditur dhe më pas është larguar nga vendngjarja, shtetasin S. K., 58 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë, dhe pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.