Fier
Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Goditet nga Komisariati i Policisë Fier një rast i armëmbajtjes pa leje.
Mbante armë zjarri në automjet, kapet dhe arrrestohet në flagrancë nga Policia 44-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit automatik dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të mara në rrugë policore, arrestuan në flagrancë shtetasin Artur Muka(Plaku), 44 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë në lagjen “1 Maji” gjatë kontrollit të automjetit tip “Citroen” në pronësi të shtetasit Artur Muka(Plaku), gjetën të fshehur në kofano një armë zjarri automatik dhe një krëhër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.