Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
M. K., 38 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në bashkëpunim me shtetasit E. Xh., 27 vjeç dhe A. Xh., 24 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. A., 38 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Po punohet për kapjen e shtetasve E. Xh dhe A. Xh.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.