Fier/Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjenden në një parcelë në fshatin Çipllakë, 190 bimë narkotike.
Arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar bimët në mes të një sipërfaqeje me shkurre, me qëllim fshehjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve intensive dhe hetimeve me metoda proaktive, që vijojnë të kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve, në territorin e fshatit Çipllakë, njësia administrative Libofshë, u gjet një parcelë me 190 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin L. T., 41 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpëmjet djegies.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112