Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kreshpan, disa bimë narkotike.
Nga veprimet operacionale dhe hetimore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin:
S. Y., 43 vjeç, banues në Kreshpan, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.