Fier / Edukim dhe ndërgjegjësim për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi dhe rreziqet online. ♀️
Në kuadër të muajit tetor – Muaji i ndërgjegjësimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Ndihmësspecialisti për edukimin në shkolla pranë DVP Fier, në bashkëpunim me përfaqësuesin e Qendrës Psikosociale “VATRA”, Njësia Lëvizëse Fier, zhvilluan sesione informuese me nxënësit e klasave VI dhe VIII të shkollave 9-vjeçare “Hiqmet Buzi” dhe “Thanas Ikonomi” të Bashkisë Fier.
Gjatë takimeve, nxënësit u njohën me:
✅ Llojet e trafikimit të qenieve njerëzore, me fokus te mbrojtja e fëmijëve
✅ Mënyrat e përdorimit të sigurt të internetit
✅ Rrugët e raportimit kur vërehen raste dhune, trafikimi apo kontakte të dyshimta nga persona të panjohur
Për të bërë më të qarta mesazhet, u shpërndanë fletëpalosje informuese dhe u shfaqën video sensibilizuese përmes videoprojektorit.
Nxënësit morën pjesë aktive në diskutime, duke ndarë mendimet dhe pyetjet e tyre mbi situatat e përditshme që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen personale.
#PoliciShkollë
#MuajiKundërTrafikimit ✅
#PërSigurinëTuaj
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt




