Fier
Arrestohet në flagrancë një shtetas për dhunë në familje, procedohet penalisht një tjetër për zjarrvënie.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 34 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij, shtetasit E. M.
•Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin Xh. M., banues në Peshtan, pasi duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një hektar me pyje si edhe një sipërfaqe me ullinj në pronësi të shtetasit Y. Xh.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.