Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. Rr., 44 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident me disa mjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u shpall në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasi E. T., 43 vjeç, banues në Fier, pasi në fshatin Sheqishtë, Patos, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me sende të forta shtetasin V. B., 56 vjeç, si dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Punohet për kapjen e shtetasit E. T.
Po nga këto struktura u proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” shtetasit A. B., 33 vjeç dhe A. L., 46 vjeç, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me grushte me njëri-tjetrin.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.