Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, i shtetasit S. O., 25 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën e kishte bërë gati në paketim për t’ia shitur një shtetasi të mitur 14-vjeç.
– – – –
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin Sh. H., 47 vjeç, banues në Patos, pasi ka përndjekur dhe ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet telefonit, një shtetase 30 vjeçe.
– – – –
Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të ndodhur dhe për të përcaktuar me prova ligjore drejtuesin e automjetit që ka dalë mbrëmë nga rruga ku humbi jetën 19-vjeçarja Xh. M., me urdhër të Prokurorit është bërë ndalimi i shtetasit S. Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, në funksion të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.