Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 27 vjeç, banues në Çlirim, Fier, pasi në fshatin Çlirim, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. B., 32 vjeç, dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim K. K., 27 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.