Fëmijët e qendrës “LuEm Center” vizituan Institutin e Përgatitjes së Qenve të Policisë, ku patën mundësinë të njihen nga afër me rolin jetik që kanë qentë e trajnuar në fushat e sigurisë, kërkimit dhe ndihmës operacionale.
Stafi i “LuEm Center”, përmes një mesazhi falënderimi, ka shprehur vlerësim për punën e vyer dhe përkushtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, çdo ditë në shërbim të qytetarëve:
“Dëshirojmë t’ju shprehim falënderimet tona të sinqerta për mundësinë që na u dha nga Policia e Shtetit për të realizuar vizitën edukative pranë Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë, me pjesëmarrjen e një grupi fëmijësh të qendrës sonë.
Vizita ishte një eksperiencë e veçantë dhe shumë e vlefshme për fëmijët, të cilët u larguan me njohuri të reja dhe me një respekt të thelluar për rolin e Policisë së Shtetit.
Një eksperiencë edukative që do të mbetet gjatë në zemrat e fëmijëve tanë!
Me respekt dhe vlerësim,
Stafi i LuEm Center”
#LuEmCenter #VizitëEdukative #InstitutiIQenveTëPolicisë #Frymëzim #Falënderime