Ersekë
Ditën e sotme, ndihmësspecialistët e DVP Korçë, së bashku me përfaqësues të Prefekturës dhe të Bashkisë, zhvilluan orë sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani” dhe “Petro Nini Luarasi”, në qytetin e Kolonjës, mbi temën e trafikimit të personave të rritur dhe të të miturve.
Gjatë kësaj ore, së bashku me punonjësin social dhe me psikologen e shkollës, u diskutua për viktimat e mundshme të trafikimit dhe për masat për mbrojtjen e tyre.
Nxënësit u informuan për shenjat dhe treguesit e trafikimit tek fëmijët dhe të rriturit, format në të cilat shfaqet, mënyrat si mund të denoncohet tek organet e policisë, bashkëveprimi me shoqërinë, agjencitë dhe institucionet e ngarkuara për luftimin e këtij fenomeni.
Nxënësit treguan interes duke kërkuar më shumë informacion dhe duke iu drejtuar pyetje punonjësve të Policisë, të cilët iu shpërndanë atyre, edhe disa fletëpalosje me këshilla për temën.
Nxënësit kishin përgatitur punime të ndryshme se si e konceptonin trafikimin e qënieve njerëzore dhe masat parandaluese që duhet të ndërmarrë secili nga ne.
✅ Takime të tilla do të zhvillohen edhe në shkolla të tjera, në ditët në vijim.
#Çdo_fëmijë_meriton_një_mundësi_të_re!
#Thuaji_STOP_trafikimit!



