Elbasan – Vodhën një motomjet dhe një karrocë për fëmijë, 2 ditë më parë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar

Elbasan

Vodhën një motomjet dhe një karrocë për fëmijë, 2 ditë më parë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Të 2 të arrestuarit, të dënuar më parë për plagosje të rëndë/prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Gjenden dhe sekuestrohen motomjeti dhe karroca.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas administrimit të dy kallëzimeve, për 2 raste të vjedhjes, në lagjen “5 Maji”, është organizuar puna dhe është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar, shtetasve:

– B. K., 28 vjeç dhe E. S., 35 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, më datë 15.10.2024, në lagjen “5 Maji”, kanë vjedhur:

-1 motomjet, të cilin më pas e ka fshehur shtetasi E. S.;

-një karrocë për fëmijë në një automjet, pasi kanë thyer xhamin e automjetit.

Motomjeti dhe karroca u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.