Elbasan/Vijojnë orët edukative dhe sensibilizuese në shkolla

Elbasan / Vijojnë orët edukative dhe sensibilizuese në shkolla.

Thuaji STOP duhanit, alkoolit dhe drogës!

Në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”, në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit, punonjësit e DVP Elbasan zhvilluan orë edukative dhe sensibilizuese në shkollat “Abdyl Paralloi”, “Sul Harri” dhe “Imelda Lambertini”.

Gjatë këtyre orëve, nxënësit u njohën me materiale informuese dhe ndërgjegjësuese mbi efektet negative që sjell përdorimi i duhanit, alkoolit dhe substancave narkotike, si dhe mbi pasojat shëndetësore, sociale dhe ligjore që këto fenomene shkaktojnë te fëmijët dhe të rinjtë.

Prezantimi u shoqëruan me video dhe foto, duke krijuar mundësi për një bashkëbisedim të hapur, interaktiv dhe edukues. Nxënësit treguan interes të lartë, duke adresuar pyetje dhe duke marrë pjesë aktive në diskutime.

Duhani nuk të rrit më shpejt, të plak më shpejt!

Alkooli nuk jep zgjidhje, por krijon probleme!

Droga shkatërron jetën, shëndetin dhe të ardhmen!

Mbro jetën tënde!

#PoliciShkollë‍♀️‍♂️
#PërSigurinëTuaj✅
#NxënësitTëParët