Elbasan – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 21 vjeç, banues në lagjen “5 Maji“, Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, pasi
dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 17 vjeçe.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh proceduan penalisht shtetasen L. B., 39 vjeçe, banuese në lagjen “Sporti” Gramsh, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kostatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.