Elbasan – Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Elbasan

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin:

N. F., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 25.08.2021, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit Y. J., një shumë parash.

Gjithashtu, më datë 27.08.2021, dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një shumë parash, shtetases M. H.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit N. F.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

J. P., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe H. M., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.