Elbasan – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Sh. B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 24.03.2022, e ka dënuar me 10 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. P., 52 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-A. C., 42 vjeç, banues në fshatin Letan Elbasan, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Fyerja”, pasi është konfliktuar për motive të dobëta, si dhe ka fyer shtetasin P. C., 78 vjeç, banues në fshatin Letan.

-F. S., 54 vjeç dhe H. S., 61 vjeç, pasi në Lagjen “5 Maji”, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin A.B., 32 vjeç, banues në Elbasan.

-D. S., 20 vjeç dhe G. Q., 56 vjeç, banues në fshatin Mjekës Elbasan, përkatësisht për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi shtetasi D. S. duke qarkulluar me automjet ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të Policisë për të ndaluar, ndërsa shtetasit G. Q. (pasagjer në këtë mjet), gjatë kontrollit në banesës i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. Sh., 47 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.