Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 22 vjeç, banues në Elbasan për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Drejtimi i automjeteve nw mwnyrw tw parregullt”, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin nw shkelje tw rregullave tw qarkullimit rrugor. Gjatw kontrollit fizik tw tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sattiva.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin A. Sh., 47 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë sportive, 1 armë zjarri, si dhe një sasi municioni luftarak.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, si dhe shpallën në kërkim shtetasin O. D., 39 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 10.02.2022, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e këtij shtetasi, 39-vjeçari nuk u gjet në banesë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd referuar materialet, për veprën penale “Vjedhja”, si dhe po punojnë për kapjen e autorit/ëve, pasi kallëzon shtetasi R.H., 65 vjeç, se i është vjedhur banesa dhe i kanë marrë një shumë lekësh.
—
Në Komisariatin e Policisë Elbasan ka bërë kallëzim shtetasja L.Z., 54 vjeç se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja Dh. A., 27 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet i Kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan për veprime të mëtejshme.