Elbasan/Takime sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare të qarkut

Elbasan/Takime sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare të qarkut

Thuaji JO duhanit, alkoolit dhe drogës!

Në vijim të aktiviteteve për sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve, punonjësit e DVP Elbasan kanë zhvilluar takime informuese në disa shkolla 9-vjeçare të qarkut.

Gjatë orëve edukative, nxënësit u informuan mbi rreziqet që sjell përdorimi i duhanit, alkoolit dhe lëndëve narkotike, si dhe mbi pasojat që ato kanë në shëndet, në jetën sociale dhe në të ardhmen e tyre.

Aktivitetet u realizuan përmes prezantimeve, materialeve vizuale dhe diskutimeve të hapura, duke krijuar një komunikim të drejtpërdrejtë me nxënësit, të cilët treguan interes në diskutimet e zhvilluara.

Duhani dëmton shëndetin dhe përshpejton plakjen
Alkooli nuk është zgjidhje, por burim problemesh
Droga rrezikon jetën dhe të ardhmen

Zgjidh jetën. Zgjidh shëndetin. Zgjidh të ardhmen!

#PoliciaNëShkolla ‍♀️‍♂️
#ParandalimDheNdërgjegjësim ✅
#TëRinjtëPrioritet