Elbasan/Takime informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e shkollave.♂️
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e fëmijëve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
♀️ Ndihmësspecialistja për edukimin në shkolla pranë DVP Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafet pedagogjike, zhvilluan takime informuese me nxënësit e shkollave “Naim Frashëri”, “Imelda Lambertini”, “Arianiti”, dhe “Hamit Mullisi”.
Në fokus të këtyre takimeve ishin temat:
✔ Dhuna në ambientet shkollore
✔ Bullizmi dhe format e tij
✔ Trafikimi i të miturve
✔ Siguria dhe mbrojtja në internet
Për të bërë më të kuptueshme mesazhet, u përdorën materiale ilustrative, video ndërgjegjësuese dhe fletëpalosje informuese.
Gjatë takimit, nxënësit u përfshinë në diskutime të hapura, ku patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre, të shtrojnë pyetje dhe të marrin këshilla praktike për situata me të cilat mund të përballen në jetën e përditshme.
#PranëJushNëÇdoKohë
#SiguriaEPërTëRinjtë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PoliciaNëShkollë ♂️