Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet 1 automjet i cili kryen parakalim të gabuar në kushtet e fushëpamjes së kufizuar dhe vazhdon lëvizjen ndonëse sinjali i semaforit i’a ndalon këtë lëvizje, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, ju informojmë se:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e automjetit shtetasin, A. L., dhe kanë vendosur ndaj tij, masën administrative 35 000 lekë të rinj, bazuar në pikat 16 dhe 10 të nenit 146, në pikën 3 të nenit 144 dhe në pikën 5 të nenit 198 të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.