Elbasan/Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, ndëshkohen me masë administrative 2 drejtues mjetesh

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Në lidhje me dy video të postuara në rrjete sociale, për 2 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesit e këtyre automjeteve dhe kanë vendosur:
-masën administrative 10 000 lekë të rinj, bazuar në pikat 16 dhe 10 të nenit 146 të Kodit Rrugor, ndaj shtetasit R. Z., që ka kryer parakalimin e gabuar me automjet, në aksin “Elbasan-Peqin”;
-masën administrative 3000 lekë të rinj, bazuar në pikën 11 të nenit 141 të Kodit Rrugor, ndaj shtetases Z. B., që nuk e ka pozicionuar automjetin në krahun e djathtë të karrexhatës, në aksin “Elbasan-Librazhd”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.