Me marrjen e njoftimit se në një supermarket te rruga “Rinia” në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thikë, ka vjedhur disa artikuj ushqimor dhe është larguar, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasin E.S., 33 vjeç, banues në Elbasan.
33 vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes është kapur nga forca e posamçe “Shqiponjat”, në afrësi të banesës së tij
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.