Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J. K. ndaj forcave të Drejorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe më pas ndaj forcave Rena , ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit shtetasi J.K u plagos, veprimet kanë vijuar me kontrollin e banesës.
Si rezultat i kontrollit të banesës të kryer nga Grupi i Posaçëm Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, janë gjetur dhe sekuestruar 13500 fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete 30 granta difesive, rreth 2 kilogram kanabis sattiva dhe një sasi me fara kanabis.
Më parë në momentin e arrestimit , policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit me të cilën ky shtetas qëlloi mbi policinë si dhe një sopatë.