Elbasan/Informacion paraprak në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Bradashesh

Në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve, dyshohet se nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësorë.
Si pasojë njëri prej tyre, shtetasi Lulzim Bitri, rreth 35 vjeç, nga Katundi i Ri, Elbasan, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndersa personi tjetër Ardian Çollaku, është plagosur dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Policia ka mbritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli.
Në ndihmë të policisë vendore janë nisur Fnsh, Renea dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Te metalurgjiku po digjet një automjet tip “Volvo”, dyshohet i autorëve.
Është rrethuar zona dhe po vijon krehja për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për fiksimin e çdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.