Elbasan – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka tentuar të vjedhë kabllo elektrike në godinën e një kompanie telefonike.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

-G. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (biçak);

-E. Sh., 35 vjeç, banues në lagjen “Kala”, Elbasan, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në trup shtetasin Gj. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të lehta;

-F. Z., 53 vjeç, banues në fshatin Mengël, Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
—-
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan në gjendje të lirë shtetasin S. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Bërzeshtë, Librazhd, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.