Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
M. J., 29 vjeç, banues në Elbasan dhe B. H., 33 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan. Në fshatin Kusarth, Elbasan, shërbimet e Policisë, pasi kanë konstatuar se shtetasi M. J. drejtonte mjetin në gjendje të dehur, kanë ushtruar kontroll ndaj tij dhe ndaj pasagjerit, shtetasit B. H. Gjatë kontrollit fizik, drejtuesit të mjetit iu gjet një sasi e vogël e dyshuar lëndë narkotike kanabis, ndërsa pasagjerit iu gjetën 3 doza me lëndë narkotike kokainë.
Në përfundim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, nê fshatin Dëshiran, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesi i motoçikletës, shtetasi S. B., 59 vjeç, banues në fshatin Dëshiran dhe u dëmtua shtetasja Z. Z., 42 vjeçe që udhëtonte në motoçikletë me këtë shtetas, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave tê qarkullimit”, shtetasen A. Gj., 39 vjeçe, banuese në Elbasan.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në fshatin Grekan, Belsh, ka tentuar të vjedhë me thyerje banesën e shtetasit Y. K.
Në afërsi të kësaj banese është gjetur i braktisur mjeti tip “Benz” me targa të vjedhura në fshatin Kosovë e Vogël, Lushnjë, brenda të cilit mjetit u gjetën edhe targat origjinale. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan të dy targat e mjetit, disa vegla pune dhe një kapuç i zi që u gjetën në këtë mjet.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.