DVP Vlorë/Zbardhen 2 raste të vjedhjes, në Vlorë dhe në Sarandë

DVP Vlorë/Vijojnë goditjet kundër krimeve ndaj pronës, zbardhen nga strukturat e Komisariateve Vlorë dhe Sarandë, 2 raste të vjedhjes.

Vodhën naftë në kantierin e aeroportit të Vlorës, vihen në pranga 2 shtetas (punonjës në kantier).

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas një pune intensive hetimore, duke administruar pamje filmike dhe prova të tjera, zbardhën rastin e një vjedhjeje në kantierin e aeroportit të Vlorës. Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. I., 35 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë dhe E. K., 30 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, më datë 23.02.2025, kanë vjedhur 30 litra naftë nga kantieri i aeroportit, ku ishin të punësuar. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sasia e naftës e vjedhur dhe 2 celularë.

Furnizoi me naftë një automjet që i kishte mbuluar targat dhe u largua pa kryer pagesën, identifikohet dhe shpallet në kërkim 36-vjeçari.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas veprimeve hetimore dhe administrimit të pamjeve filmike, dokumentuan një rast të vjedhjes në një karburant, për të cilin shpall në kërkim shtetasin A. Z., 36 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 22.02.2025, në një karburant në fshatin Çlirim, bashkia Finiq, është paraqitur me një automjet të marrë me qira, që i kishte mbuluar targën, e ka furnizuar me naftë dhe është larguar pa kryer pagesën. Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

https://youtu.be/WuTkwY_D6yA