Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
♀️ Vijon zbatimi i planit të posaçëm operacional për parandalimin e ndotjes akustike.
Plani i masave, nisur edhe nga ankesat e qytetarëve për zhurmat që shkaktohen pas orarit të lejuar, të shkaktuara nga subjektet që zhvillojnë aktivitete me muzikë dhe tejkalojnë normat e lejuara në çdo kohë .
Objektivi i këtij plani: garantimi i një sezoni turistik të qetë dhe të sigurt, si dhe respektimi i të drejtave të qytetarëve.
Në kuadër të këtij plani, pasditen e djeshme, Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë, i shoqëruar nga Shefi i Komisariatit të Policisë Vlorë, Shefi i Seksionit të Rendit dhe oficerë të zonës, zhvilluan takime me pronarët dhe administratorët e lokaleve në zonën e Lungomares dhe përreth saj.
Qëllimi i këtij komunikimi të drejtpërdrejtë ishte informimi dhe ndërgjegjësimi mbi kuadrin ligjor që përcakton kufijtë e lejuar të zhurmës dhe oraret për përdorimin e muzikës ⏰. Pronarët dhe administratorët u njohën me parashikimet ligjore, sipas të cilave:
Në mjediset e hapura, në zona apo qendra të banuara dhe në zonat turistike, muzika lejohet nga ora 11:00 deri në orën 24:00.
Në rast të shkeljeve, parashikohen masat ndëshkimore si më poshtë:
• Vendosja e masës administrative nga 200 000 deri në 400 000 lekë për tejkalimin e nivelit të lejuar të zhurmës (LAeq (dB(A)) 85 – 110 LAMAX Fast (dB));
• Mbyllja e muzikës;
• Mbyllja e aktivitetit dhe nisja e procedimeve penale.
Këto masa bazohen në Ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, Ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar me Ligjin nr. 50/2023, datë 22.06.2023, si dhe Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.
ℹ️ Paralelisht me fushatën informuese, vijon monitorimi aktiv në terren . Shtetasit përgjegjës për këtë paligjshmëri ❌ do të ndëshkohen administrativisht dhe/ose penalisht, në përputhje me ligjin.
✅ Policia e Vlorës mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje , duke u garantuar ndërhyrje të menjëhershme ligjore.
#PoliciaEVlorës
#SezoniTuristik2025 ☀️
#QetësiDheSiguri
#RespektoLigjin
#NëShërbimTëQytetarëve