DVP Vlorë
Shërbimet e DVP Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Vlorë vijojnë me kontrollet për lirimin e hapësirave publike.
Gjatë 48 orëve të fundit janë hequr me karrotrec dhjetëra automjete të parkuara gabim, si dhe janë ndëshkuar me masa administrative drejtuesit e këtyre mjeteve. ️
Shërbimet e DVP Vlorë dhe ato të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë vijuar me kontrollet intensive në qytet dhe në zonat turistike, me qëllim lirimin e hapësirave publike dhe rrugëkalimeve të zëna nga parkimi i gabuar i automjeteve.
Gjatë 48 orëve të fundit:
• Janë vendosur dhjetëra gjoba për drejtues automjetesh që kanë parkuar gabim, në rrugëkalime për këmbësorë, trotuare dhe segmente rrugore ku pengohej qarkullimi;
• Janë larguar me karrotrec automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, që krijonin pengesë për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve të tjera.
Këto kontrolle do të vijojnë pa ndërprerje, për të siguruar një mjedis të qetë, të sigurt dhe funksional për banorët dhe turistët.
⚠️ Policia apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe sinjalistikës. Çdo parkim i gabuar do të ndëshkohet me masë administrative dhe mjeti do të tërhiqet menjëherë me karrotrec.