Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin R. S., 35 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, kokainë.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin P. N., 58 vjeç, banues në lagjen “1 Maj”, Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues, pa leje.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë për shtetasin S. B., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për shtetasit:
– A. V., 35 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij;
– R. Sh., 34 vjeç ,banues në fshatin Çukë, Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja D. Sh., se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 34-vjeçari e ka kanosur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Finiq, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.