DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Vlorë ndaluan shtetasin B. K., 33 vjeç, banues në Orikum, pasi ka bërë kallëzim një 21-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur dhe ka hapur llogari në rrjetet sociale, me të dhënat e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit V. C., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin L. T., 34 vjeç, banues në Himarë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.